Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Mitro Çela: Kush është Ismail Mulleti, shqiptari i “Panama Papers”

$
0
0

mitro-cela-c1200x600Emri i shqiptarit që përmendet nga dokumentet e publikuara të Panama papers është Ismail Mulati. Por në mediat shqiptare ka dalë se mbiemri i shqiptarit është Mulleti dhe jo Mulati, siç është përmendur nga gazeta izraelite Haaertz.

Mitro Çela në një intervistë të dhënë për Mero Bazen, në “Vizion  Plus”, e në dhjetor 2009, përmend Ismail Mulletin në këtë kontekst:

“Në janar të vitit 2005 më merr në telefon Pashko. Tha që ‘kam qenë për gjah, kam vrarë një lepur, hajde në shtëpi ta hamë, merr edhe gruan’. Shkova në shtëpinë e Pashkos, ishte dhe Spartak Ngjela.

Atje njoha edhe Beson e ‘Tajvanit’. Aty më shpjeguan, se Beso, kur ka qenë në Ballsh, ka sponsorizuar për fushatë Partinë Demokratike të Ballshit ‘dhe për këtë ju mund të pyesni, – tha, – ish-kryetarin e partisë në Ballsh’, i cili kishte ardhur në Tiranë, Bertin.

I thashë se unë atëherë sa isha futur në Këshill, pasi nuk isha futur që në fillim, se ka një vendim zyrtar, duke qenë se është mbledhur grupi, që kjo tokë nga tokë publike të mos privatizohet, është vendim i grupit.

Megjithatë, i thashë unë, po interesohem. Pas disa ditësh erdhët ju, pasi kishit qenë në Amerikë dhe të dy bashkë shkuam te Sali Berisha. Sali Berisha tri gjëra më kërkoi mua.

E para, kalimi i tokës nga publike në private, Edi Rama do fitojë një milion euro. I thashë, doktor, në qoftë se këto pará shkojnë me letra nga privati te bashkia, nuk i merr dot Edi Rama.

Së dyti, ‘Tajvani’ ka qenë pjesë e kompanisë ‘Shqiponja’ të Partisë Demokratike. Atë e ka pasur Ismail Mulleti, ka qenë pronari dhe doktori më tha që do të na kthejë neve 150 mijë dollarë.

I thashë mos t’i ngatërrojmë gjërat, Ismail Mulleti ia shiti 750 mijë euro një kompanie greke dhe ai greku ia shiti pas tre muajsh Besos së ‘Tajvanit’, pastaj për 1 milion e 250 mijë dollarë.

Dhe kështu, i thashë, ne nuk kemi lidhje me Beson, problemi i vetëm është për këtë tokën. Atëherë bashkë kemi qenë, kur Berisha tha që ‘do të diskutoni me kryetarin e Këshillit të grupit të PD, Ilir Rusmali, dhe do t’i thuhet që, kur të votohet, këshilltarët nuk kanë qëndrim politik dhe të votojnë të lirë’.

Shkuam tek Iliri bashkë dhe i thamë: kjo është porosi e doktorit, ndërsa ai tha që do bisedojë vetë me doktorin. Deri këtu është historia. Pastaj ngjarjet janë në Këshillin Bashkiak”,- e mbyll Cela, shpjegimin për dosjen “Tajvani”, ku del emrin i Ismail Mulletit./dritare.net/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles


Femij i vogel ne enderr


SI MUND TE HAPET FATI KUR ESHTE I BLLOKUAR?


Sipas: Femina


Duaja qe i ndihmon studenteve per provim dhe veshtiresi te tjera jetesore


Shume Urime per TY !


Të zhveshur, por jo të lirë: Fotot nudo në komunizëm


Cifti kapet duke bërë seks në çatinë e konviktit, por…


martesa ne enderr


“Naim Frashëri” i artë mbërrin në Alipostivan


Dhoma e qera 60 euro studenta


Olta Gixhari nxeh skenën me kërcimin seksi (VIDEO)


Kaçak - EjaShiko.com pj.34


Duaja pas ngrënjes së ushqimit


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Ja kush ka memorie më të fortë


Zanfina Ismajli feston ditëlindjen, e pabesueshme mosha e saj


Seriale Turke me Titra Shqip - SERIALEON


Apartament per shitje ne Plazh


Harta e Kosoves