Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Si gegët dhe toskët: A duhet të irritohemi nga krahasimi britanik?

$
0
0

IMG_6681.JPGQë kur Michael Gove, Sekretar britanik i Drejtësisë dhe një nga përkrahësit e largimit të vendit të tij nga Bashkimi Europian, deklaroi se vendi i tij duhet të marrë shembull nga Shqipëria për t’u larguar nga BE, ka pasur kaq shumë debate dhe spekulime.

Që të kuptohemi, Gove deklaroi se duhet marrë si shembull modeli i tregtisë së lirë që ka Shqipëria me BE-në dhe vendet e tjera.

Ky është edhe shqetësim kryesor i britanikëve para referendumit.

Kujtoni këtu se para tre ditësh ishte vetë presidenti amerikan, Barack Obama që tha se Britania do ngelet në fund të rreshtit sa i përket mundësisë për të bërë tregti, nëse largohet nga BE.

Jo më kot lajmet e para për këtë krahasim të Gove vërshuan në Financial Times, e specializuar në çështje ekonomike.

Megjithatë, siç ndodh rëndom, çështja mori ngarkesat e saj e përfundoi në një krahasim mes Britanisë dhe Shqipërisë, dy ekonomi ku e ku larg njëra-tjetrës.

Tabloidet anglezë, të njohura për qëndrimet e tyre të ekzagjeruara, vazhduan talljen me këtë krahasim, duke lënduar jo pak ndjenja në Shqipëri.

Tek e fundit a nuk ishte Mirror që lëndoi ndjenjat e shqiptarëve me investigimin e pabesueshëm për terrorizmin në Shqipëri para pak muajsh?

Dhe a nuk është AA Gill që me një shkrim të publikuar në Sunday Times revoltoi çdo shqiptar?

Tensioni në politikën e brendshme britanike në prag të referendumit për largimin nga BE është i lartë, sa gazetari Tony Barber bën këtë krahasim në Financial Times: “Dy nëngrupet kryesore të kombit shqiptar janë gegët dhe toskët, instinkti i parë i të cilëve për shekuj ka qenë të përplasin kokat me njëri-tjetrin, njësoj si fransionet pro dhe anti-BE në Britaninë e sotme”.

Por nëse qëndron apo jo ky krahasim, në rrjetet sociale shqiptare ka reagime të shumta.

Gazetari Bledian Koka shfaqet i revoltuar në FB: “O Zot ku kemi perfunduar! Kur isha i vogel ime me sa here beja ndonje gabim me thoshte “je bere si kalamani i filanit” dhe logjika ishte se si filani si i biri ishin shembulli me i ulet perfaqesimit ne komunitetin tone. Mua me vinte rende kur me benin te tilla krahasime. Sot e gjithe diten neper Londer qarkullojne keto automjete qe reklamojne nevojen qe qendrimit te Britanise ne BE ose perndryshe ata do te behen si Shqiperia!”

Por gazetarja Fatjona Mejdini ndan tjetër mendim: “Me shume sinqeritet nuk e kuptoj irritimin e shqiptareve kundrejt fushates denigruese qe po behet ne Britani kundrejt Shqiperise. E gjithe ideja se Britania as nuk mund te krahasohet me Shqiperine eshte e vertete dhe i fyhen britaniket, te cilet me historine dhe kulturen e tyre i kane dhene formen e sotme jo vetem Europes, por pjeses derrmuese te botes.

Shqiptaret nuk kane pse fyhen nga te vertetat e hidhura, i vetmi dinjtet qe mund te tregojne eshte ti kaperdine ato ne heshtje. Nese zgjedhin te reagojne duhet te reagojne ndaj vetes qe e lane kete te ndodhte, ne nje kohe kur ishin te zene duke adhuruar politikanin e radhes hajdut dhe diktatore”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles


Kaçak - EjaShiko.com pj.34


Dhoma e qera 60 euro studenta


Sipas: Femina


Djalë apo vajzë?


Urime Ditelindjen Shoqe


bileta autobusi per kosove


Ja kush ka memorie më të fortë


Një video e qenit më të shpejtë në botë, ja me çfarë shpejtësie vrapon


martesa ne enderr


“Naim Frashëri” i artë mbërrin në Alipostivan