Shkëlzen Berisha, djali i kryeministrit Sali Berisha, në një koment të tij të sotmin me titull “Vdekje fashizmit, liri Shullazit!”, shkruante lidhur me arrestimin e eksponetit famëkeq të botës së krimit.
“Paralelisht me nr e viktimave rritet dhe nr i fanseve te Shullazit. Vajzat anonime qe kerkonin lirimin e heroit te Rilindjes tashme kane nje cheerleader. Drejtimin e klubit e ka marre ne dore nje ikone nderkombetare e antifashizmit dhe artit” – theksonte Shkëlzen Berisha.
Sipas tij “Thirrjes per lirimin e shpejte te Kajos i eshte shtuar dhe kerkesa per te c’armatosur gjithe viktimat e ardhshme qe presin radhen pas daljes se tij nga burgu. Sipas saj do ishte turp nese ata nuk e presin ”fatin” me duar ne xhepa”.
Berisha e mbyll komentin duke thënë se “Realiteti njelloj si filmi do kthehej ne nje tallje b… nese delja do hante ujkun apo viktima do vriste vrasesin. Rolet jane te ndara nga regjisori dhe secili duhet ti qendroje besnik te vetit. Ndaj dhe pankarta e klubit eshte: Vdekje fashizmit, liri Shullazit”.
Por gazetari dhe analisti Mero Baze, ka reaguar ndaj komenteve të Sali Berishësh për t’u armatosur por edhe të të birit të tij, nëpërmjet një komenti me sarkazëm në profilin e tij në Fb.
“Saliu shkruan nga vila luksoze nje milion dollareshe ne Lalëz për armatosje, i biri nga plazhet luksoze të Malibu sulmon ata që nuk janë dakord me babain, ndërsa këta të PD shqetësohen pse shqiptarët nuk e kuptojnë si duhet opozitën”, – ka qenë komenti i Bazes.