Një gazetar është rrahur barbarisht nga persona të paidentifikuar në qendër të Tiranës.
Ai është gazetari sportiv Eduard Ilnica, që është goditur në dalje të një qendre tregtare pranë Medresesë.
Ilnica është dërguar në spital me plagë të shumta, ndërsa po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Traumës.
Burime nga policia thanë se, ngjarja mund të ketë lidhje me përplasjen fizike të pak ditëve në parë në ndeshjen Korabi-Kastrioti. Ilnica është një tifoz i zjarrtë i Korabit edhe për faktin se është nga Dibra.
Ilnica është gazetar i sportit tek “Telesport”.
Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth 1 orë me parë. “Mediat e kanë kolegun këtu të larë në gjak…”,- shkruan në profilin e tij në Facebook, gazetari Ilir Kadia.