Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

A mund të vendosë Facebook rezultatin e zgjedhjeve?

$
0
0

facebook“Mund të urresh Donald Trump, por a do të doje ti që Facebook të vendosë rezultatin e zgjedhjeve?”

Kjo është një pyetje e ngritur para disa javësh nga gazeta “The Guardian”.

Rrjeti social me 1.6 miliard përdorues mund të vendosë për shumë gjëra, nëse do, madje edhe për rezultatin e zgjedhjeve.

Mjafton një buton!

Kështu komentojnë disa faqe të njohura në SHBA.

Kjo pyetje është rikthyer fuqishëm këto orë në media, pasi Facebook është nën akuzë se po zhduk lajmet dhe artikujt që kanë lidhje me pikëpamjet konservatore.

Për të qenë më të qartë, themeluesi i FB, Mark Zuckerberg ka deklaruar hapur se nuk e pëlqen kandidatin Donald Trump.

Por faqja e njohur, Gizmodo raporton se stafi i FB, përgjegjës për rubrikën ‘Trending’, fshin vazhdimisht artikujt me të cilët nuk janë dakord.

Kështu, përpara 1.6 miliard përdoruesve shfaqen ata artikuj që do vetë stafi i FB.

Facebook i ka mohuar këto zëra, duke theksuar se nuk ka asnjë provë që mund të mbështesë këto pretendime.

Tom Stocky, drejtues i departamentit të kërkimeve në FB, tha se nuk e vendosin ata cilat lajmet do të shfaqen kryesore në rubrikën ‘Trending’, por një algoritëm, që në fakt vendos ato lajme që po qarkullojnë më shumë.

Si për ta vërtetuar këtë, stafi i FB tha se vetë lajmi i Gizmodo për manipulimet e Facebook, ka dalë në këtë rubrikë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles