Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Ja akuzat ndaj Xhelilit! Je Suis Shukri: Fotoja që po thyen rrjetin

$
0
0

Ndërkohë që Prokuroria thotë se ish-kryebashkiaku i Dibrës, Shukri Xhelili do të procedohet në gjendje të lirë, rrjeti nuk njeh të ndalur.

Tendenca më e fundit e humorit quhet ‘Je Suis Shukri’ dhe një aktivist ka përgatitur një foto, e cila po shpërndahet me shpejtësi në rrjet.

Ndërkohë ndaj Xhelilit rëndojnë tre akuza.

“Marrëdhënie seksuale duke shpërdoruar detyrë”, e mbetur në tentativë, “shpërdorim detyre” dhe “korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Këto janë tre akuzat e ngritura ndaj ish-kryebashkiakut i akuzuar se i kishte ofruar një vend pune një 20-vjeçareje në këmbim të favoreve seksuale.

Pas video-skandalit, që u transmetua në televizionin Ora News, qeveria shqiptare ka marrë vendim që të shkarkojë nga detyra kreun e Bashkisë së Dibrës, Shukri Xhelili.

Në filmimet e transmetuara të enjten në mbrëmje, Xhelili i kërkon favore seksuale një vajze të re për një vend pune.

Pasi i firmos kontratën, Xhelili dhe vajza takohen në Tiranë dhe shkojnë në një hotel në kryeqytet, mirëpo vajza, që kishte regjistruar gjithçka me kamerë, refuzon të kryejë marrëdhënie seksuale duke u larguar nga hoteli në momentet e fundit.

Të gjitha veprimet proceduriale janë kryer nën kryesimin e Prokurorit të rrethit Gjyqësor Dibër.

je suis shukri


Viewing all articles
Browse latest Browse all 1670

Trending Articles