“Gazeta “Mapo” ka një linjë editoriale konservatore, dhe në këtë kuptim zërat që ngrihen në faqet e saj kundër martesave gay janë një gjë që kuptohet. Unë vetë, e thashë më sipër, nuk jam pro martesave gay, sido që motivimet e mia nuk janë të natyrës konservatore. Prandaj, nuk ishte kjo që më shqetësoi në shkrimin e Kotorrit me titull “Bota e re gay”. Më shqetësoi urrejtja e tij, më saktë guximi i tij i pacipë për ta shprehur faqe botës e me mburrje këtë urrejtje për ata që kanë bërë krimin se kanë qëlluar të jenë të ndryshëm prej tij, në këtë rast, gay-të (Ky është një nga ato rastet, kur unë jam i prirur ta besoj atë pretendimin e ca e cave, që thonë se ata që zbrazin urrejtje kundër gay-ve e bëjnë këtë edhe për të yshtur a shtypur një pulsion të fortë gay që e kanë brenda vetes). Nuk linte gjë të ndyrë pa nxjerrë nga goja ky zotëria. Thoshte se gay-të janë të degjeneruar (përfytyroni: Michelangelo është i degjeneruar, ndërsa Kotorri është një qenie humane e virgjër, e dëlirë, e kulluar!!!), se ata janë pacientë, se ata kanë nevojë të kurohen, se gay-të që kurohen janë modelet e forcës e vullnetit human, se gay-të nuk lindin të tillë, ata thjesht zgjedhin të jenë gay (do bënte mirë të na thoshte Kotorri se kur ka qenë momenti a rrethana që ai ka zgjedhur të jetë heteroseksual).”
Kështu shkruan analisti Mustafa Nano në një shkrim tek gazeta Mapo, duke iu përgjigjur një shkrimi të publikuar nga Brenton Kotorri.
Në fakt Mapo prej disa ditësh po trajton çështjen e martesave të homoseksualëve, që mund të vijë si pjesë e paketës për reformën në drejtësi.
Edhe sot, analisti Fitim Zekthi e trajton këtë çështje.
Ndiqni më poshtë shkrimin e Nanos, Kotorrit dhe të Zekthit.