Quantcast
Channel: Media – Gazeta Mapo
Viewing all 1670 articles
Browse latest View live

Akuzat e ish-këshilltarit të Bodes, paditet nga vëllai i Irfan Hysenbelliut

$
0
0

gjykata4Nëpërmjet çështjes Nr. 35 e regjistruar më 12.01.2016 pranë Gjykatës së Shkallës së parë Tiranë, Bardhyl Hysenbelliu, vëllai i sipërmarësit të njohur Irfan Hysenbelliu, ka paditur ish-keshilltarin e Ridvan Bodes, në kohën kur ky i fundit ishte ministër i Financave gjatë qeverisë Berisha.

Bardhyl Hysenbelliu e ka paditur për shpifje Elvi Fundon dhe çështja është në gjykim nga gjyqtarja Shefkie Demiraj.

Elvi Fundo, një nga njerëzit më të afërt të Ridvan Bodes, ish-këshilltar gjatë periudhës si ministër, ka reaguar disa herë ashpër ndaj gazetës Panorama si dhe ndaj familjes Hysenbelliu dhe duket se ndonjë prej shkrimeve të tij në rrjet kundër tyre mund të jetë bërë shkak i padisë për shpifje.


Mero Baze, akuza të rënda Nishanit për pasuri 26 mln euro

$
0
0

mero bazeGazetari dhe opinionisti Mero Baze, në editorialin e tij të sotëm, ka lëshuar akuza të rënda ndaj presidentit të Republikës Bujar Nishani, me pretendimin se kreu i shtetit ia ka kthyer për rishqyrtim prlamentit ligjin e pronave për arsye personale.

Baze bën dhe një përllogaritje të një vlere financiare që sipas tij hyn në interesat e Nishanit.

Bëht fjalë për plot 26 milionë dollarë.

Ja çfarë shkruan Mero Baze:

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, po investohet publikisht për një interes tërësisht personal dhe familjar, në betejën kundër ndryshimeve kushtetuese, duke sulmuar veçanërisht një nen që ka të bëjë me ligjin e pronave, i cili prek një histori korruptive, që lidhet me tokat e familjes së gruas së tij.

Familja e bashkëshortes së presidentit, ka përfituar nga 16 vendime të Komisionit të Kthimit të Pronave në kohë të ndryshme gjatë periudhës 1994 – 2007 , për kthime pronash dhe kompesim. Sipas të dhënave që kam siguruar nga AKKP, nëse kjo vlerë llogaritet përmes sistemit të tanishëm, shuma e kompensimit që kjo familje ka pritshmërinë për të përfituar, referuar hartes së vlerës të vitit 2014, është 3,2 miliarde lekë, d.m.th rreth 30 milion dollarë.

Pra, kjo familje ka një diferencë të të ardhurave nga zbatimi i ligjit të ri, që shkon në 2.8 milardë lekë, ose 26 milion dollarë. Sipas të dhënave që gjenden në AKKP, në 16 vendime që pret të marre kompensim, në 6 prej tyre perfiton 0 leke, pasi jane ne kushtet e ndikimit të vlerës së shtuar të prones së kthyer.

Pra, beteja e Bujar Nishanit kundër ndryshimit kushtetues për pronat, nuk është për parime, por për një hall personal të tij, ku përfshihen 26 milion dollarë, që atij i duket sikur po ja heq dikush nga duart, meqë kishte vendosur t’i merrte për shkak të detyrës që ka.

Ja reklama e ndaluar: Seksi me vegjetarianë zgjat më shumë

$
0
0

vegjetarianetKUJDES: PAMJE SHQETESUESE

Është kaq erotike, sa është cilësuar shumë e nxehtë për t’u transmetuar në TV.

Kjo është reklama e fundit e PETA-s, organizatës që mbron të drejtat e kafshëve.

Ajo pretendon se vegjetarianët janë më të mirë në seks se personat që hanë mish.

Reklama duhej të transmetohej muajin e ardhshëm në finalen e SuperBowl, por është ndaluar.

Pa popull, ka pak shpresë për zgjedhje të lira dhe të ndershme

$
0
0

Rama-meta-Basha-web-600x360Ndërsa ndërkombëtarët po bëjnë presion ndaj krerëve të politikës shqiptare që të mos përdorin dhunën, qoftë ajo, dhunë financiare, dhunë fizike apo dhunë psikologjike në zgjedhjet e ardhshme, fakti mbetet që udhëheqja aktuale i ka duart e pista në këtë drejtim dhe se ata vështirë se do të heqin dorë nga metodat e vjetra për sa kohë populli nuk i detyron të heqin dorë.

Gjergj Erebara/BIRN

Konferenca e datës 26 janar që mblodhi në një tavolinë Ramën, Metën dhe Bashën nën premtimin e një reforme elektorale “të thelluar dhe gjithëpërshirëse” u kthye në mënyrë të papritur në një moment reflektimi për udhëheqësit e vendit. Reflektimi, i cili u shfaq në fjalimet e tyre, na rikujtoi një histori të gjatë të manipulimeve zgjedhore, manipulime që kanë qenë në shkallë aq të madhe sa aludohet se ia kanë bërë të pamundur shqiptarëve të zgjedhin më të mirën për veten e vet.

Kuptohet që reflektimi i tre udhëheqësve qe në tonalitete të ndryshme e në shkallë të ndryshme.

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta p.sh, ndërsa u ankua se akuzohet si blerës votash (me të padrejtë sipas tij), reflektoi për zgjedhjet e vitit 2001, kur ai qe kryeministër.

“Unë që po flas këtu nuk jam shumë krenar për zgjedhjet e 2001-shit kur kam qenë Kryeministër. Kemi patur edhe zgjedhje të tjera”, tha Meta.

“Ajo që besoj dhe të gjithë biem dakord është, që ka patur një progres të rëndësishëm në shumë drejtime. Nuk ka patur përfshirje brutale të shtetit, të policisë, të shërbimit informativ, të strukturave të tjera si në të kaluarën”, shtoi ai pa bërë të ditur se për çfarë zgjedhjesh e ka në rastin e fjalisë së dytë.

Kuptohet që të mos qenit “shumë krenar” për zgjedhjet e vitit 2001 është një formulim tepër i papërshtatshëm, duke pasur parasysh se çfarë ndodhi në vitin 2001, zgjedhjet me gjashtë raunde të njohura si fenomeni “Dushk”, shkatërrimi i parimit të përfaqësimit proporcional në parlament, manipulimet në proceset e numërimit, akuzat për blerje komisionerësh të opozitës, përdorimi si pushkë e Gjykatës Kushtetuese, dhuna policore, keqpërdorimi i televizonit publik etj. Zgjedhjet e vitit 2001 qenë aq të tmerrshme sa prej paudhësive të kryera në ato zgjedhje, kodi zgjedhor i shqipërisë vlerësohet se është shumëfishuar në volum.

Shumica e rregullave aktuale zgjedhore kanë lindur nga kodi elektoral i vitit 2003, i cili u hartua posaçërisht për të shmangur lemerinë e zgjedhjeve të vitit 2001. Faktori ndërkombëtar nuk pranoi t’i konsiderojë të vlefshme zgjedhjet dhe i kërkoi palëve të ulen në bisedime. (Për një përshkrim të plotë të ndodhive të vitit 2001, mund të lexoni raportin e OSBE-ODIHR mbi ato zgjedhje.

Të mos qenit shumë krenar për ato zgjedhje është një term tepër i papërshtatshëm për të përshkruar ato zgjedhje.

Kryeministri Rama pati momentin e tij të reflektimit, por reflektimi qe më së shumti vetëjustifikues se sa pranues i realitetit. Problemet e vërejtura në zgjedhjet e fundit, Rama i konsideroi më shumë si “dallime në optikën” e vështrimit mbi zgjedhje.

“Nëse zgjedhjet e 2015-s do të vështroheshin si për herë të parë, sigurisht që optika është e ndryshme nga optika e vështrimit të tyre si pjesë e një procesi dhe mbi bazë krahasimore me atë çka ndodhur në zgjedhjet e 2009-n apo 2011-n. E njëjta gjë vlen edhe për 2013-n. Të mos harrojmë që pavarësisht kontestimeve tradicionale të humbësve, qoftë zgjedhjet 2013, qoftë zgjedhjet 2015 janë procese të gjithëpranuara, në radhë të parë nga vetë zgjedhësit dhe legjitimiteti i fituesve, që është një legjitimitet i bazuar tek ky gjithëpranim popullor, ka bërë të mundur edhe çeljen e një rruge pa kthim, reformash që i kanë munguar vendit për 20 e kusur vite”, tha Rama.

Logjika “jemi më mirë se në të shkuarën” është e famshme në Shqipëri, e krijuar kjo nga leverdia e të pasurit një nivel tejet të ulët fillimi. Ne historikisht kemi pasur fillimisht, krahasim me vitin 1912, pastaj me vitin 1938 e më vonë, me vitin 1992. Zgjedhjet i kemi krahasuar gjithmonë, megjithëse, krahasimi nuk na ka vlejtur. Logjika, siç e bëri të ditur edhe OSBE/ODIHR në rastin e zgjedhjeve për pushtetin vendor, është e pavlefshme. Zgjedhjet krahasohen me standardet dhe jo me të shkuarën. Në fund të fundit, zgjedhjet nuk janë teknologji bërthamore. Problemet aty janë teorikisht dhe praktikisht të thjeshta. Mungon vetëm vullneti.

Rama nuk e pa të arsyeshme të komentojë për listat e kandidatëve të tij, mes të cilëve gjendej së paku një i dënuar për trafik të qenieve njerëzore dhe një alet në gjykim për vrasje.

I vetmi që nuk reflektoi qe Lulzim Basha. Ai u mjaftua me akuza ndaj palës tjetër, megjithëse edhe ai ka shumë për të reflektuar, veçanërisht për zgjedhjet e vitit 2009, kur u akuzua se kishte liruar një kriminel në shkëmbim të mbështetjes së familjes së tij kriminale në zgjedhje apo për zgjedhjet e vitit 2011, kur Komisioni Qendror i Zgjedhjeve kapërceu edhe një limit tjetër të paimagjinueshëm për t’i dhënë atij një mandat si kryebashkiak i Tiranës.

Reflektimi i Metës dhe Ramës dhe mosreflektimi i Bashës gjithsesi ndihmojnë për të parë pas në kohë se si zgjedhjet në mënyrë të përsëritur nuk i përmbushën standardet ndërkombëtare të përcaktuara në Dokumentin e Kopenhagës dhe se si, personat që duhet të kryejnë reformën zgjedhore, Meta, Rama dhe Basha, kanë historinë e tyre të pasur me përgjegjësi për shkeljet elektorale.

Premtimet e të treve për gadishmëri në hartimin e një reforme “gjithëpërfshirëse” për t’i dhënë fund “korrupsionit zgjedhor”, siç qe edhe titulli i konferencës duhet të merren me rezerva të mëdha, siç na e rikujtoi edhe një herë ambasadori i SHBA-së Donald Lu, i cili, pasi përsëriti atë që e dimë të gjithë, që gangsterët përdoren nga partitë politike për të frikësuar shqiptarët, i bëri thirrje shqiptarëve duke i thënë se në fund të fundit, është në dorën tonë të mos tolerojmë “korrupsionin zgjedhor”, duke e luftuar atë në çdo rast që shfaqet dhe nga cilado palë që vjen.

 

“Urrraaaaaa rrofte udheheqesi qe ia hodhi pa lagur edhe kesaj radhe”

$
0
0

artan-hoxhaNga Artan Hoxha*

Nje hare dhe gezim i papershkrueshem e ngertheu sot pasdreke median shqiptare, ne vecanti analistet, editorialistet, etj….Gjylja e madhe plasi, po po plasi. Nje studio avokatore, qe na e paskesh ngaterruar padashje emrin e nje liderit tone politik, sot na çoi “haber” dhe na tha se ky ishte nje spekullim me qellime te qarta baltosje per politikanet me te ndershem shqiptar. E me te shperthyen fishekzjarret e opinionisteve drejtpersedrejti nga studiot televizive dhe nga kopertinat e revistave online. Urrraaaaaa rrofte udheheqesi qe ia hodhi pa lagur edhe kesaj radhe. Po thellohuni, thellohuni more djema. ….

Pas publikimit te ketyre vendimeve te prokurorise, dhe bisedave te pergjuara nga institucioni i ngarkuar me ligj te pergjoje, me date 11 janar 2016, presidenti dhe njeherazi Kryetari i KLD-se, heshti. Kryeministri dhe njeherazi kryetari i PS-se, heshti. Kryetari i opozites, heshti. Lideri legjendar i se djathtes, heshti. Kryeprokurori heshti. Klani dhe Opinioni heshti. Media ne bllok dhe opinionistet tane zhurmemedhenj. heshten.

Ne keto kushte pres qe ne mos sot nga darka, neser nga mengjesi, te gjithe keta burrat, gjyqtare, prokurore, oficere te policise gjyqesore, qe kane hedhur firmat mbi keto vendime, te dalin ne rresht njeri pas tjetrit, dhe nen shembullin e kesaj studios avokatore, ti heqin nje autokritike te shendoshe vetes.

*Gazetar i News 24

Video/ Peshkopi: Djali del ‘femër’ në gjendjen civile, s’e ndërron dot

$
0
0

dfggggNjë histori të rrallë ka trajtuar emisioni “Stop” që transmetohet në “Tv Klan”. Bëhet fjalë për djalin e ri nga Peshkopia, Esmerald Qorollari.

Nuk dihet se për çfarë arsye në regjistrin e gjendjes civile ai figuron e seksit femër me emrin Esmaralda Qorollari.

Gjendja Civile nuk pranon ta ndërrojë gjininë e tij ndonëse e pranojnë që ai është mashkull.

Për këtë i kërkojnë një sërë procedurash dhe serish nuk e bëjnë korrigjimin. E fundit që i mbetet është të hapë një proces gjyqësor, për të rifituar “burrërinë” e tij./TvKlan/

“Kush nuk martohet me të paktën dy gra, do burgoset”

$
0
0

martesaNjë lajm, ku thuhej se meshkujt në Eritrea janë urdhëruar që të martohen me të paktën dy gra, u përhap me shpejtësi në Afrikë, duke shkaktuar zemërim në Eritrea.

“Edhe një i çmendur këtu e di që kjo histori nuk është e vërtetë,” tha një zyrtar i këtij vendi për BBC.

Lajmi u publikua fillimisht nga një faqe lajmesh në Kenia, e quajtur Crazy Monday.

Ajo njihet për fokusin tek skandalet dhe thashethemet.

Megjithatë shumë njerëz kanë menduar se ishte histori e vërtetë.

Kjo edhe për shkak se vendi ka një mungesë meshkujsh pas luftës civile.

Ministri i Informacionit në këtë vend, Yemane Gebremeskel tha se ka mbetur i shokuar nga mënyra se si u përhap lajmi.

Madje ai tha se “disa forca të errëta e përhapën këtë informacion”.

BIRN tek Zëri i Amerikës: S’tërhiqemi për Metën

$
0
0

ilir meta dhe blendi fevziu“U bazuam në dokumenta dhe burime njerëzore të personave kyçë”

BIRN nuk dorëzohet.

Reagimit të tij kundër Clifford Chance i dha jehonë Zëri i Amerikës, e cila pyeti agjencinë e lajmeve mbi deklaratat e avokatëve të qeverisë shqiptare në arbitrazh, që thanë se nuk disponojnë fakte për implikimin e Ilir Metës në aferen “CEZ-DIA”.

Birn e lidhte emrin e Ilir Metës me ish-kryeministrin që ishte gjykuar një herë për korrupsion, si të përfshirë në këtë aferë.

Në reagimin për Zërin e Amerikës, Birn Albania thotë se Shkrimet për aferën “Çez-dia” janë bazuar në dokumente të shumta gjyqësore, të dorëzuara në Gjykatën e Arbitrazhit në Vienë nga firma ligjore Clifford Chance, dokumente të Prokurorisë Shqiptare si dhe në burime njerëzore të personave kyç.

“Shkrimet kanë respektuar standardet më të larta të gazetarisë, përfshirë dhe të drejtën e përgjigjes nga ana e zotit Meta përpara publikimit të tyre”, thuhet në reagimin e BIRN për Zërin e Amerikës./ABC


“Politikani shqiptar tutor i Milanos, fërkova sytë kur e pashë krah Ramës”

$
0
0

prostituta_12890Nga Taulant Kopliku*

Na pret në një lokal në bregdetin e Shengjinit. Në fillim prezantohet ftohtë dhe shfaqet dyshues. Sokoli (një emer ky i sajuar), është një 40 –vjecar që ka bërë për shumë vite të paligjshmin në Itali, ndërsa prej disa vitesh ka vendosur të tërhiqet për të bërë një jetë të qetë e pa probleme. Në realitet ai që na shfaqet përpara, jep idenë e një personi disa vite më të ri, jo shumë i gjatë, i veshur firmato por pa shije ndërkohë që na shikon nga lart poshte disa here duke shfaqur haptazi një lloj mosbesimi të momentit.

Për më shumë se një dekadë Sokoli ka shfrytëzuar  një numër të madh vajzash në trotuaret e Italisë por këtë ai e quan thjeshtë një punë, bashkëpunim me interes dypalësh. Pranon të intervistohet në një tjetër ambient aty pranë duke vënë si kusht bazë fshehjen e identitetit, e kuptueshme për një person që ka krijuar një familje dhe për më tepër ende mund të ketë problem me ligjin. Në interviste flet gjithë kohën për djem dhe për vajza që në fjalorin e tij përkthehen në tutor dhe prostituta. Në një moment madje ndërpret intervistën duke na kërcënuar të mos vazhdojmë më tej nëse do vazhdojnë të përdoren këto dy fjalë.

Pyetje: Sokol, ti, je një tutor i penduar?

Pergjigje: Nuk jam as tutor e as i penduar. Jam një person që asokohe kisha 25 vite moshë dhe si shumë të rinj doja një jetë më të mirë. Shfrytëzova momentin dhe nisa të bëj një punë jo aq të bukur por gjithmonë me dëshirën e vajzave dhe me bashkëpunimin e tyre për të dalë në rrugë. Asnjëherë me dhunë apo me mashtrime.

Si nisi kjo histori?

Kisha një të dashur këtu në Shqipëri e duke parë problemet ekonomike si të miat edhe të saj, vendosëm të iknim në Itali. Flitet për 15 vite më parë dhe normalisht u nisëm si klandestinë me gomone nga Vlora. Mbëritëm në Bari ku më kanë pritur dy miq të mi të cilët prej disa vitesh merreshin me këtë punë.

Prostitucion?

Le të themi se kishin vajza në punë në zonën e Padovas. Pikërisht në këtë qytet mbërritëm një ditë më pas. Qendruam tek ata vetëm tre ditë dhe më pas u stabilizuam në një shtëpi krejt për ne të dy. Ishte një shtëpi e vogël por komode në “Via Annelli” të Padovas. Një zonë problematike në të cilën ndodhte cdo gjë, drogë, grabitje, përdhunime, përplasje mes grupesh. Përvec shqiptarëve aty kishte marokenë, tunizianë, egjiptianë të cilët merreshin me “pisllëqe” nga më të ndryshmet. Gjatë atyre tre ditëve të para, vajzat e tjera e mësuan të dashurën time sesi duhej të punonte dhe të sillej me klientët në rrugë. Kjo pjesë ishte shumë e rëndësishme pasi klienti duhet të “dashurohet” pas vajzës për tu kthyer serish tek ajo ditën tjetër e prapë ditën tjetër.

E dashura jote e dinte që në nisje që po shkonte në Itali për të bërë prostitutën?

Po. Patjetër. Madje ka qenë ajo që më shprehej se nuk kishte të keqe që për disa vite të bënte atë punë derisa të kishte një shtëpi të bukur, makinë, veshje të shtrenjta. Kështu pas rreth një jave ajo nisi të punonte bashkë me vajzat e tjera. Ato dilnin në rrugë pak përpara se të erresohej dhe ktheheshin në shtëpi në të gdhirë të ditës tjetër. Për të zënë një vend të mirë në rrugë menduan miqtë e mi dhe nuk pata nevojë të konfliktohem me asnjë person tjetër, pasi gjithmonë ndodhnin përplasje kur vinte një person i panjohur për të sistemuar vajzën e tij aty.

Ku ishte ky vend kaq i lakmuar? Në cilën zonë?

Ishte një rrugë e gjatë në zonën e quajtur “Limenella”, një rrugë afër daljes së autostradës. Në gjithë gjatësinë e saj, kjo rrugë ishte plot me vajza.

Si ishte dita e pare? Të kujtohet?

Ishte fundjavë dhe në këto ditë (e premte dhe e shtunë) punohej disi më vonë, deri në 6.00 të mëngjesit. Kur kjo (e dashura) mbaroi punen, më hodhi në prehër 750 mijë lireta (dicka më shumë se 300 euro). Si herë e parë ishin vërtetë shumë.

Sa klientë per atë shumë?

Më shumë se 10 klientë. Duhet të sqarojmë se mënyrat dhe cmimet ishin të ndryshme. Po ashtu edhe lodhja e vajzës shumë herë jo aq e madhe. P.sh. Për njëherë në shtëpi cmimi shkonte 100 mijë lireta. Për njëherë në makinë 50 mijë lireta. Për orale 30-40 mijë. Megjithatë nuk është se u befasova aq shumë pasi djemtë aty më kishin treguar më parë sesa mund të bëhet në ditë.

Më pas si shkoi?

Për rreth gjashte muaj puna na shkoi shumë mirë. Pa probleme me vendin apo me klientët. I vetmi problem ishin “vizitat” e shpeshta të policisë. Pothuajse cdo të enjte në “Limenella”, policia merrte vajzat nga rruga dhe i dergonte ne kazermë. I mbanin atje gjithë ditën por për ne ishte një ditë pa punë. Mbaj mend një police që për ne ishte kthyer në problem të madh. Quhej Antonella dhe ishte e tmerrshme. Shkonte aty dhe i merrte vajzat me forcë. Kur ajo ishte në xhiro përgjatë rrugës, asnjë vajzë nuk dilte. Te gjitha rrinin në shtëpi atë ditë.

Çfarë ndodhte me vajzat ne polici? Kishin probleme?

Asnjë gjë serioze. I mbanin një ditë, shenja gishtash, disa pyetje dhe i linin të lira. Ndonjëherë rradhë ndodhte që i kthenin në vendet nga kishin ardhur; Shqipëri, Moldavi, Rumani etj. Por pas disa ditësh, vajzat futeshin sërish në Itali dhe gjendeshin si përherë në vendin e punës. Ne kishim lidhjet e duhura në Vlorë dhe gjithçka ishte e lehtë. Vajza shkonte në Vlorë tek personi i kontaktit tonë, skafisti na e sillte në Bari, lekët skafistit dhe gjithçka OK. Një zinxhir shumë mirë i organizuar.

Pak më parë the se nuk kishit probleme për territoret por në realitet të gjithë e dinë “luftën” që bëhet për territoret në zonat e prostitucionit…

Në fillim nuk është se kishte të tilla probleme. Problemet e shumta nisën me hyrjen në masë të rumunëve në Itali. Ata sillnin shumë vajza. Me qindra. Dhe normalisht donin ti sistemonin sa më mirë e në vendet më të frekuentuara.

Si gjithmonë të këqinjtë janë të tjerët e jo shqiptarët… këtë radhë rumunët.

Nuk e thashë këtë. Shumë nga ata janë djem të mirë e të besës. Madje janë shumë guximtarë. Unë kam bashkëpunuar me ta dhe i vlerësoj shumë më tepër se disa shqiptarë. Nuk janë të gjithë hajdutë e keqbërës si i nxjerrin gazetat. Une thashë se kjo dyndje femrash që sollën rumunët, shkaktoi përplasje të pashmangshme për territore. Gjithsesi për tu kthyer tek pyetja. Zona që kontrollonim së bashku me dy shokë, ishte reth 1,5 km. Asnjë vajzë tjetër nuk do të mund të punonte aty përvec vajzave tona. Kush guxonte, ishin vajzat që ia tregonin vendin dhe  nëse do ndërhynte ndonjë mashkull atëherë do e zgjidhnim ne. Kjo ka funksionuar për 13 vite që unë isha aty dhe sic i themi në anët tona: ka dasht zoti që nuk na kanë provoku se do ndodhte me e keqja. Gjithsesi nuk të gënjej kur them që ndonjë armë në kokë, disa grushte e shkelma, ndonjëri edhe i ka marrë prej nesh.

Kur thua se mund të ndodhte më e keqja, nënkupton se dikush mund të vritej? Gjëra që në fakt kanë ndodhur.

Nuk do kishte asnjë garanci si për ta si për ne. Gjithsesi ju siguroj se tek ne nuk ka ndodhur asnjë gjë e tillë. Mund të verifikoni cfarë ka ndodhur në zonë gjatë atyre viteve për të vërtetuar fjalë e mia. Edhe kane ndodhur, e vërtetë por duhet të pranojmë se ka dhe shumë histori të sajuara bukur nga policia apo edhe nga ato shoqatat e Caritasit qe angazhoheshin gjoja ne shpetimin e vajzave te rruges. Ky që bënim ne ishte një biznes fitimprurës dhe normalisht që do kishte edhe ngjarje nga pas. Por sic ta thashë shumë gjëra janë të shpikura. Maniakë dhe budallenj që mbysin femra ka kudo por kjo nuk do të thotë se të gjithë ne që bënim këtë punë ishim të dhunshëm. Duhet të dini dicka. Ishte kohë që një permesso di soggiorno vlente shumë atëherë dhe vajzat cfarë nuk bënin për të pasur një të tillë. Gjatë marrjes në pyetje policët dhe këta shoqatat i premtonin dokumentet vetëm që vajzat të dëshmonin kundër të dashurit të tyre. Kur vajzat nisnin te shpreheshin, dilte gjithcka në shesh. Kishin ndodhur ne realitet apo jo. Flitej për dhunë, për barbari nga më të ndryshmet, per perdhunime në grup. Me kujtohet një rast konkret me një murator nga nje fshat afer Durrësit. Ai kishte shoqeri me njerin nga djemte dhe here pas here shkonte në shtëpinë e këtij djalit e flinte atje. Në një rast i arrestuan në shtëpi të gjithë sa ishin dhe vajza që kishte bërë denoncimin, dëshmoi edhe kundër tij. Policia deklaroi se kishte asgjësuar një grup shumë të rrezikshëm ndërsa ky i shkreti bëri gjashtë muaj burg derisa doli i pafajshëm.

Gjithsesi faktin që vajza të gënjyera që shfrytëzohen nga tutorët si prostituta nuk mund ta mohojë askush.

E thashë më sipër. Njerëz të dhunshëm, maniakë dhe vrasës ka kudo, edhe aty ku se mendon. Kjo nuk mund të fusë në një kallëp të gjithë ata që kanë bërë këtë punë. Do duhej ta kishit bërë këtë punë për të kuptuar sesi është realiteti. Unë kam njohur persona që kanë rrahur barbarisht vajzat, që kanë marrë gjoja për fejesë edhe komshijet, kanë nxjerrë në rrugë nënën e fëmijës së tyre apo edhe më keq kushërirën e parë. Këta nuk mundem ti fus në kategorinë e njerëzve. Dhe dicka tjetër. Nëse do që të vazhdojmë normalisht këtë interviste, nuk dua të dëgjoj as tutor e as prostitutë sepse më ofendon shumë. Ky është kusht nga ana ime.

Po thua se ke njohur të tillë persona. Sot pas shumë vitesh a ruan kontakte me ndonjërin prej tyre?

Nuk dua të bëj moralistin por këta tipa i kemi mbajtur larg dhe i kemi përçmuar. Këta edhe hajdutët ordinerë që bënin njëherësh edhe punën tonë me vajzat, por edhe vidhnin apo grabisnin nëpër apartamente e vila.

Unë shkoja shpesh në Milano. Kisha miq të mi atje dhe i frekuentoja. Në një tavolinë kam njohur një tip të tillë që bashkë me vëllezër e kushërinj kishin disa vajza në punë. Aty më treguan se ky grup ishin të specializuar për vjedhje vilash në periferitë e Milanos. Mbaj mend që kemi drekuar me ta në zonën e Pioltellos afer Milanos. Nuk jam i sigurt nëse jetonin aty apo kishin shkuar atë ditë.  Para pak vitesh kam fërkuar sytë disa herë kur këtë tipin e pashë në zgjedhje përkrah Edi Ramës.

Dhe ky sot është në parlament?

Politikan. Kaq mjafton. Është apo jo në parlament nuk ka rëndësi se pastaj më mirë ju them emrin. Di të them të saktë se kam qenë në tavolinë me të kështu sic jemi sot bashkë. Hajdut ordiner banesash që kacavirrej nëpër tuba e nëpër ballkone.

E takon sot?

E kam parë, por se kam takuar. Une se kisha shok dhe është humbje kohe të merremi me të tillë persona. / Pjesa e parë

*Taulant Kopliku është autor në emisionin investigativ “Le Iene” në Italia 1. Së bashku me Irena Luigi Pelazza kanë realizuar disa tema të aktualitetit si terrorizmi, trafiqet, prostitucioni, korrupsioni etj.)

Përktheu: Pamfleti.com

 

 

Video/ Shpërthen Çani: Plehra, vemja e shëmtuar. Unë fshi b… Po kujt i thotë?

$
0
0

arjan-caniiiE paparë kjo…! Pa koment. Monologu i Arjan Çanit për Kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj…

 

 

 

Gara në PS, Dritan Hila: Ja pse duhet treshja Rama-Ndocaj-Balla

$
0
0

11046995_431835153650462_1815790851_nOpinionisti dhe ish zv-ministri i qeverisë Rama, Dritan Hila ka komentuar përfshirjen e Eduard Ndocajt në garën për drejtimin e PS.

Ja çfarë shkruan Dritan Hila:

“Perkrah fuqimisht kandidaturen e zotit Eduard Ndocaj per kryetar i PS.

Me habit armiqesia e shume anetareve te saj kunder tij, nderkohe qe ne kemi tashme drejtues te se njejtit nivel intelektual, ku perfaqesues i denje eshte Taulant Balla, te cilet kane lulezuar edhe me pare fale klimes se ngrohte te krijuar per lulezimin e ketyre talenteve ne kete parti, nga kryetari yne.

Nese zoti Ndocaj nuk fiton, zoti Rama, duhet te na garantoje qe nuk do te kete rrjedhje te trurit nga rradhet tona dhe ta emeroje nenkryetar.

Jam i bindur qe me treshen Rama-Ndocaj-Balla ne krye, PS nuk ka pse i trembet konkurences”,- shkruan opinionisti Hila.

Sabit Brokaj: Ja të vërtetat e tmerrshme që tregon Izet Haxhia

$
0
0

sabit-brokajRrëfimi që tregon thelbin e çudisë së tranzicionit shqiptar, pjesën e pistë dhe kriminale të tij. Demokracia shqiptare, si një nga më të çuditshmet, në Ballkan dhe Europë dhe e ashtuquajtura “epoka Berisha” gjatë së cilës Shqipëria humbi dy herë sovranitetin. Një libër dhe një parathënie për të vërtetat e tmerrshme që tregon Izet Haxhia

Kur gazetari i mirënjohur dhe miku im i vjetër, Xhevdet Shehu, më tha se materialin e intervistave të Izet Haxhisë, të botuara në gazetën ‘DITA’ dhe që tërhoqën si rrallëherë vëmendjen e opinionit publik shqiptar gjatë dy viteve të fundit, do t’i përfshinte në një libër dhe më kërkoi të bëja parathënien e tij, të them të drejtën, nuk e mora seriozisht.

Duke ditur marrëdheniet e dikurshme të Izetit me mua, mendova se Xhevdeti donte të më bente një sfidë, ndaj pa e menduar gjatë iu përgjigja se do ta bëja parathënien, pa qenë i bindur nëse do ta kryeja apo jo.

Më pas, duke gjykuar ftohtë dhe gjatë, vendosa.

***

Izetin e njoh qysh në vitet e rinisë së tij studentore. Kurbat e ecurisë së jetës e bënin atëherë Izetin një person interesant. Ai përfaqësonte një grup të rinjsh protagonistë, aktivë e njëkohësisht dëshmitarë të një periudhe të ndryshimeve të medha.

Për mua, Izeti ishte një djal i zgjuar që në rininë e e tij nuk diti të përdorte dobishëm aftësitë që ishin të plota për një jetë të sukseshme. Ai ishte edhe i dhunshëm, ku së pari i referohej muskujve e jo mendjes; e njëkohësisht ishte edhe njerëzor, i besës tradicionale, edhe trim i çartur, edhe naiv në tradicionalitetin, në besnikërinë e tij ndaj “të parit të fisit”, në rastin konkret ndaj atij që, siç thotë, e kishte idhull, të përfaqësuar nga njeriu i krahinës së tij e të cilin vendosi ta mbështeste me çdo çmim. Tashmë, me të drejtë ai ndihet i fyer, i zemëruar dhe i revoltuar për përdorimin që i ka bërë ky njeri.

Duke medituar atje në syrgjynin e detyruar nga ish-idhulli i tij larg familjes dhe miqve, pas kaq vitesh, i ftohtë në logjikën e tij ai është vetë kritik, artikulon përgjegjësinë e tij veçanërisht duke u përqendruar në gabimet e bëra me pasoja jo vetëm për jetën dhe familjen e tij, por edhe për popullin dhe për gjithë vendin. Njeriu në një gjendje shpirtërore sikurse është Izet Haxhia aktualisht, flet vetëm me ndërgjegjen e tij. Kjo e bën atë të vërtetë e të besushëm në rrëfimin e tij, në faktet dhe argumentet që paraqet.

Shumëkush mundë të pyesë: Pse e bëri këtë Izeti? Ç’e shtyu në këtë rrëfim? E vërteta duket fare e thjeshtë. Erdhi nje moment që spekulluesit, mashtruesit kalemxhinj e mercenarë, që janë rracë jo e pakët te ne, u larguan aq shumë prej të vërtetave sa që Izeti nuk duroi më. Dhe shpërtheu. Unë do të shtoja se është edhe aftësia e gazetarit për të nxjerrë këto fakte, deri edhe brerjen e ndergjegjes të rrëfimtarit.

Në këtë libër na shpaloset portreti mjaft interesant dhe simpatik i Izet Haxhisë. Djalë i një familjeje patriotike, ku thuajse të gjithë ishin të shkolluar dhe me emër të mirë në krahinën e tij, me energjinë e të riut, me vrull ndonjëherë të pa kontrolluar mirë, por i pastër e i ndershëm në marrëdhëniet me atë që e beson, ai në procesin e jetës përdoret, zhgënjehet. Por ja, vjen momenti e përfundimisht ai në faqet e këtyij libri gjykon si një burrë i pjekur dhe me mençuri për veten, për vendin, për të djeshmen, të sotmen e të ardhmen.

***

Rrëfimi i sinqertë i Izetit intrigon cilindo që kërkon të njohë ato situata që u bënë përcaktuese dhe ndikuese të rëndësishme edhe në zhvillimet e mëvonshme në vend.

Por unë kam edhe një arsye të fortë për të shkruar këtë parathënie të librit të Izetit. Kisha një detyrim personal ndaj familjes Haxhia. Dihet fakti që vëllezerit Haxhia u paguan për të më vrarë mua nisur nga e kaluara, që unë dikur kisha përjashtuar nga fakulteti Izetin. Ata nuk u bënë vrasës dhe e refuzuan kategorikisht Azem Hajdarin në këtë nismë ogurzezë.

Ky mendoj se është një nga faktet kokëfortë dhe tepër bindës që Izetin dhe njerëzit e tij nuk i etiketon dot si vrasës askush.

Në këto intervista unë lexoj jetën e një djaloshi, pjesë e një grupi djemsh e vajzash të ndershëm e idealistë që në dhjetorin e vitit 1990 u ngritën me guxim kundër diktaturës. Mirëpo, sikurse del fare qartë në këtë rrëfim të Izetit, krahas tyre, brenda kësaj bashkësie njerëzish idealistë, kishte edhe individë e grupe të nisur nga motive të ndryshme, të këshilluar, të komanduar, intrigantë, interesaxhinj, spiunë, batakçinj, që u futën në levizje për qëllime të ndryshme dhe që në fund të fundit e dëmtuan në mënyrë ta pandreqshme atë lëvizje. Këto kontigjente janë të zakonshme në kohë turbullirash e revolucionesh. Kam parasysh këtu Revolucionin francez të vitit 1789, revolucionin e 1917-s në Rusi, por edhe Luftën tonë Antifashiste nacionalçlirimtare.

Një situatë e ngjashme u përjetua në vendin tonë në vitet ’90. Në këto situata dramatike është vërtetuar se janë të pasura me dëshmitarë e pseudo dëshmitarë, me analistë e opinionistë sharlatanë e servilë të paguar që për karrierë, bastardët i shndërrojnë në patriotë, ndërsa spiunët na dalin heronj.

Të vërtetat e dëshmuara nga Izeti në këtë libër kanë vlerë të veçantë edhe në këtë aspekt, pra për të pastruar historinë e këtyre periudhave nga mashtruesit dhe shtrembëruesit e tyre.

Është tashmë i pakontestueshëm fakti se zhvillimet komplekse e kontradiktore në nivelet drejtuese e organizuese të politikës pas përmbysjes së diktaturës, jo rrallë u karakterizuan më shumë me intriga se sa me politikë, më shumë me hile se sa me ndershmëri, më shumë me kurthe e pabesi deri në krime.

Izeti i asimiloi këto realitete dhe e kuptoi me vonesë thelbin e zhvillimeve që po ndodhnin. Ai nuk arriti të njihte në kohë njerëzit të cilëve u shërbente si dhe veprës së yre të mbrapshtë, jo në shërbim të demokracisë dhe të mirës së vendit. Tashmë ai është i bindur se ata njerëz të cilëve u shërbeu kanë vepruar antikombëtarisht. Por, në vrullin e ndryshimeve që po ndodhnin dhe të pranisë së tij aktive në to, madje shpesh edhe si protagonist i tyre, i dominuar nga mentaliteti malësorit naiv, harroi se në krahinën e tij përveç malësorëve që mishërojnë njeriun e besës, trimërisë dhe karakterit, njihen edhe cubat që janë e kundërta e të parëve.

Ky libër që permbledh intervistat e Izet Haxhise ka një vlerë jo vetëm politiko-historike, por edhe juridike, të cilës do t’i jepja vlerë të veçantë. Po të flisja si profesor i Izetit, do t’i jepja notën maksimale. Sepse këto intervista tregojnë thelbin e çudisë (sekretin) e tranzicionit shqiptar, pjesën e pistë dhe kriminale të tij.

Gjithë rrëfimi i Izetit ngjan si një përsëritje e momenteve fatkeqe të historisë tonë, të daljes në krye të tradhtarëve, spiunëve, antishqiptarëve që kanë sabotuar apo dështuar përparimin e Shqipërisë. Një nga momentet padyshim më prekëse që dëshmohet në këtë libër, është ai i lindjes së Partisë Demokratike.

“Fëmija paska lindur i vdekur”, do të thoshte Kasëm Trebeshina.

Daut Gumeni, ish i burgosur politik, e pikasi ndër të parët këtë të vërtetë. Ai përcaktoi diagnozën e falsitetit të të ashtuquajturës opozitë demokratike dhe të ndryshimeve politike qysh në fjalët e para të Berishës, duke u bërë një nga kundështarët e rreptë të regjimit të ri politik, apo të farsës demokratike që nisi të luhej.

***

Shpesh thuhet se politikani më përcaktues në këto 25 vjet është Sali Berisha, madje vetë Berisha arriti në delir të thotë “Epoka Berisha”.

Por nga se karakterizohet kjo “epokë”?

Së pari nga dështimi i elementit bazë, themeltar të demokracisë, votës së lirë, zgjedhjeve përherë të pa rregullta e të karakterizuara nga parregullsëitë dhe manipulimi etj. Zgjedhjet e shantazhuara, jo të lira dhe korrekte, në historinë e pluralizmit në Shqipëri, kanë patur moment inaugurues vetëzgjedhjen e Berishës Kryetar të PD-së. “Unë dhe Azemi shkuam me pistoleta në mbledhje. Nqs nuk do të zgjidhej Berisha, do të shkatërronim PD-në me armë, do të futeshim në PD, do të vrisnim kundërshtarët”, shkruan Izet Haxhia për zgjedhjet e 19 Janarit 1991.

Kjo ka ndodhur pasi ishin anuluar zgjedhjet paraprake, të cilat u fituan nga Aleksandër Meksi. Në klimën e krijuar nga kërcënimet dhe manipulimet, të cilat, sikurse tregohet fare qartë në këtë dëshmi të Izet Haxhisë, karakterizojnë PD-në e këtyre më shumë se 20 viteve, e cila gradualisht u largua nga kontigjenti më idealist dhe i ndershëm i lëvizjes së Dhjetorit dhe themeluesve të PD.

“Pas ca ditësh askush nuk guxonte të fliste kundër Berishës” shkruan më poshtë Izeti. Kështu u shua demokracia në PD qysh në lindjen e saj.

Kjo është pikënisja e zgjedhjeve të parregullta në Shqipëri. Ky njeri që u zgjodh për vete në partinë e tij me shantazh e kobure, si mund të bënte më pas zgjedhje të rregullta kur flitej për pushtet, para dhe pasuri?

Çdo proces zgjedhjesh që nuk do të fitohej nga Berisha nuk do të pranohej asnjëherë prej tij.

Dhe kjo filloi qysh në zgjedhjet e para pluraliste që u mbajteën më 31 mars 1991, të cilat pa asnjë dyshim ishin më të rregulltat se zgjedhjet e mëpasshme, dhe që berisha nuk i njohu dhe shkaktoi tragjedinë e 2 Prillit.

Izeti shkruan me sinqeritet për një nga ngjarjet më tragjike të fillimeve të tranzicionit shqiptar dhe askush i bë pikat mbi “i”. Azemi shkoi në Shkodër më 1 Prill dhe mori me vehte një grup që i la atje.

Nuk është e vështirë të kuptosh kush e bëri masakrën e 2 Prillit dhe sa të drejtë ka oficeri trim dhe i ndershëm Gjek Çelaj, i cili dëshmon si askush me vërtetësi për 2 Prillin e’91-shit. Vetë Azemi ka kërcënuar në një moment që nuk kontrollonte veten (ishte i dehur) “ do t’jua bëj si në Shkodër” u tha të vetëve në PD, dëshmon Izeti.

Izeti jep një detaj të “vogël” mjaft domethënës kur u pyetën dy gazetarë amerikanë, pasi u mor rezultati i votimit të 31 marsit, ku njeri, Dejvid Bajnderi, po pyeste i dehur se ç’farë të bëjmë. Të nesërmen erdhi Elez Biberaj e tha “mos njihni zgjedhjet”, për të imponuar zgjedhje të parakohshme!

Me gjakosjen e 2 Prillit sikur u plotësua edhe një pikë e doktrinës Truman dhe të Alen Dallesit, të luftës me intesitet të ulët, për përmbysjen e pushteteve komuniste. Pas lojës me intelektualët, grevat e sindikatave, sabotimet etj., dhe kur populli nuk vepronte, hyri në zbatim një skenar tjetër i zi: atëhere mund të bëhen edhe vrasje.

Kjo ngjarje ku njerëzit e Berishes vranë demonstrues dhe akuzuan policinë, i shërbeu atij edhe si precedent për grushtin e shtetit në vitin 1998, duke akuzuar Nanon për vrasjen e Azemit, në mënyrë që të justifikonte marrjen e pushtetit me dhunë. Veçse, ka një ndryshim thelbësor: nëse më 1991 amerikanët miratonin, këshillonin ose mbyllnin sytë para veprimeve kriminale të Berishës, në 1998 ata e nxorrën “për leckash” nga zyrat e shtetit që kishte dhunuar e pushtuar. Për të ilustruar këtë në mënyrë logjike, jepen fakte interesante nga Izeti në intervistat e tij që përfshihen në këtë libër.

***

Historia e demokracisë shqiptare është nga më të çuditshmet jo vetëm në rajonin e Ballkanit, por edhe në Europë dhe në planet. Dhe kjo ka ndodhur për disa fakte të pakontestueshme që tashmë i njohim të gjithë.

Dhuna dhe manipulimi i votimeve vazhdoi me referendumin për Kushtetutën në 1994, masakrën e zgjdhjeve të përgjithshme të 26 majit 1996, dhe me bandat që kryen krimet më 1997… E, pikërisht kur nuk kishte asnjë rrugëdalje, pra në zgjedhjet e 29 qershorit 1997, në kohën kur Berishes iu mbyllën shtigjet e manipulimit të zgjedhjeve dhe dhunimit të zgjedhësve, ai përdori të vetëquajturin “mbret” për të sulmuar KQZ-në për ndryshuar rezultatin ose për t’i bërë zgjedhjet të pa vlefshme.

Ky është padyshim një nga momentet më groteske që përshkruhet në rrëfimin e Izet Haxhisë. Leka Zogu u përdor paturpësisht nga Sali Berisha në atë kohë. Por kjo vërteton më së miri faktin se nuk ka patur zgjedhje në të cilat të mos ketë ndërhyrë, manipuluar dhe dhunuar banda e Berishës.

Unë kam qenë dhe mbetem një socialist i palëkundur në bindjet e mija dhe mund të them se sa kishte ndikuar kjo psikozë në PS. Unë mund të dëshmoj se aq shumë ishte rrënjosur kjo psikozë në PS, edhe kur ajo ishte në pushtet dhe organizonte zgjedhjet, sa që t trembeshin se ç’farë do bënte Berisha për t’i deformuar ato.

Duke përshkruar disa nga protagonistët kryesorë të lëvizjes studentore të dhjetorit ‘90 dhe të themelimit të partisë së parë opozitare në Shqipëri pas përmbysjes së regjimit komunist, momente në të cilat spikat dukshem niveli i formimit ose karakteri i atyre që do të bëheshin protagonistë të të ashtuquajturave ndryshime demokratike në vend, Izeti na tregon një sërë detajesh të panjohura.

Nuk është e vështirë që prej ketyre hollësive të kapura me zgjuarësi prej tij të kuptosh se cila ishte klasa politike që do të merrte në dorë zhvillimet politiko-shoqërore në Shqipëri.

E pra, nga këto zhvillime të vrullshme dhe dramatike që ndodhën në atë kohë në Shqipëri, lindi një klasë politike e paaftë, e korruptuar, e privuar nga çdo princip moral dhe politik, përgjegjëse e shkatërruese për gjithçka që ndërtoi me sakrificë një popull i varfër për shumë e shumë vite me radhë.

Të korruptuar, komprometuar apo kërcënuar, disa nga e kaluara e tyre, nga babëzia për t’u pasuruar, me ndërgjegje, apo të diktuar, në fundin e shekullit XX, ata e kthyen Shqipërinë në një koloni. Ata bënë Shqipërinë një tezgë për të shitur mallrat e të tjerëve, madje dhe të atyre që punojnë kundër interesave kombëtare.

 

Mjafton të kujtojmë situatat destabilizuese që krijoi Berisha gjatë kësaj kohe. Gjatë asaj periudhe dy herë Shqipëria humbi sovranitetin, pasi u desh që, për të ruajtur stabilitetin në vend të ndërhynin ushtritë e huaja./DITA/

Banda e Kserës që vidhte paratë e romëve dhe paraplegjikëve

$
0
0

bitro-dhe-kseraNga Mentor Kikia

Shumë prej ish kolegëveapo kolegëve të Spiro Kserës mund të qeshin me akuzën e ngritur ndaj tij. Nja 8 të arrestuar për 300 milion lëke të vjetra. “Hahahahaha, po ne kemi marrë nga 300 milion Euro”- mund të thonë ata në kor. Por më duket se kjo vjedhja e Kserës është më e rëndë se të gjitha vjedhjet e tjera. Më e rëndë se ato të doganave, karburanteve, pullave fiskale, koncesioneve të tjera, tenderave të rrugëve…Janë vjedhur paratë e dhëna për shtresat më të varfëra të shoqërisë. Për paraplegjikët, personat me aftësi të kufizara dhe romët. Janë njerëzit që kane nevojë më shumë se kushdo. Janë ata, fëmijët e të cilëve vdesin nëpër kutitë e kartonave nga i ftohti në dimër. Janë njerëzit e paralizuar në karroca, që presin mbështetjen e shtetit për cdo gjë. Pikërisht paratë e këtre banda e Kserës i ka vjedhur. Padyshim që janë shumë pak 300 milion lekë të vjetra, shumë pak. Ata kanë rrjepur cdo fond që është dhënë për këtë shtresë. Dhe këtu Ksera nuk është vetëm, nuk bëhet fjalë për nëpunësit e tij ordinerë, por për bandën e OJQ-ve dhe bandën e donatorëve të huaj. Paratë që kjo ministri duhej të shpenzonte për këto kategori të shoqërisë(behet fjale per miliona Euro cdo vit) jepeshin më së shumti nga donacione të huaja dhe padyshim që ndaheshin po mes tyre.

Jam vetë dëshmitar sesi përmes kësaj ministrie, bëheshin dalje fondesh në emër të fëmijëve të ngujuar dhe askush nuk e dinte se ku përfundonin(padyshim që në xhepat e tyre). Ksera shkarkoi nga detyra drejtorin Personave më Aftësi të Kufizuara sepse nuk firmoste projekte fiktive në emër të tyre.

Ja pse kjo bandë duhet të mbetet në burg. Por duhet të kthejë edhe paratë.

Ah, desh harrova: Hetimi duhet të publikojë edhe emrat e OJQ-ve që kanë bërë aktivitete fiktive dhe kanë firmosur paratë e Kserës. Populli duhet të mësoje se cila është kjo shoqëri civile ordinere.

Dështon Beauty Contesti; AMA bllokon licensat për privatët

$
0
0

ama_1Autoriteti i Mediave Audiovizive ka anuluar procedurën e Beauty Contestit, duke sjellë vonesa të reja në procesin tashmë të zvarritur të dixhitalizimit.

Autoriteti i Mediave Audiovizive, AMA dështoi të arrinte kuorumin e nevojshëm prej 5 votash për shpërndarjen e licensave numerike për operatorët televizivë privatë, duke shtyrë në një afat të pacaktuar procesin e dixhitalizimit në Shqipëri.

Mbledhja e 1 shkurtit në AMA kishte në axhendë shqyrtimin e aplikimeve të operatorëve Top Channel, TV Klan, Digitalb dhe Supersport, por përfundoi me anulimin e Beauty Contestit-procedura që synonte të legalizonte operatorët ekzistues kombëtarë dhe numërikë në kuadër të dixhitalizimit.

Përmes një njoftimi për shtyp, AMA publikoi vendimin e mosdhënies së licensave kombëtare të transmetimit numerik sipas procedurës së Beauty Contestit, pasi “nuk u arrit kuorumi i kërkuar ligjor për dhënien e licensave”.

“Dy prej anëtarëve, përkatësisht  z. Sami Nezaj, zëvëndëskryetar dhe znj. Suela Musta, anëtare, vendosën rrëzimin e aplikimeve të subjekteve, pasi bazuar në nenin 139, pika 8 e Ligjit 97/2013, licencimi sipas procedurës Beauty Contest kryhet për një periudhë tranzicioni…Sipas kësaj dispozite, afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike është data 17.06.2015,” thuhet në njoftimin e AMA.

Beauty Contesti u shpall nga AMA më 23 prill 2015, por kjo procedurë u shoqërua me akuza për favorizim dhe paligjshmëri nga Vizion Plus dhe nga opozita. Në një investigim të mëparshëm, BIRN zbuloi se futja në garë e Supersport ishte kryer në shkelje të nenit 62 të ligjit të AMA, ku përcaktohen raportet e pronësisë.  Ky akt solli kundërshti nga operatorët e lënë jashtë garës dhe u bë objekt debati mes anëtarëve të AMA.

Mungesa e kuorumit në AMA për shkak të bojkotit 1 vjeçar të dy anëtarëve të propozuar nga opozita ishte një tjetër arsye e zvarritjes së trajtimit të aplikimeve të operatorëve.

I kontaktuar nga BIRN, kryetari i AMA, Gentian Sala tha se qëndrimi i dy anëtarëve Neza dhe Musta ishte i paargumentuar, ndërsa shtoi se Autoriteti do të ecë përpara tanimë me procedurën e garës së hapur.

“Argumenti i përdorur prej tyre nuk qëndron, pasi afatet janë djegur për shkak të mungesës së tyre dhe jo për ndonjë faj të operatorëve,” tha Sala.

Shqipëria është një ndër vendet e pakëta në Europë që ka dështuar të përmbyllë procesin e dixhitalizimit brenda afatit 17 qershor 2015, të përcaktuar nga Bashkimi Ndërkombëtar i Telekomunikacioneve.

Transmetimi në sistemin analog e ka përballur vendin me disa ankesa të vendeve fqinje si Italia dhe Mali i Zi, për shkak të interferencave që operatorët shqiptarë u shkaktojnë rrjeteve të tyre.

Zvarritja e procesit të dixhitalizimit ka shqetësuar edhe zyrtarët e Brukselit, të cilët në progres-raportin e tyre të fundit i ka bërë thirrje Shqipërisë që ta përmbyllë sa më parë  këtë proces.

Me anulimin e Beauty Contestit, kryetari i AMA-s parashikon shtyrje të reja në kohë për licensimin e operatorëve privatë-një kosto kjo e shtuar mbi detyrimet që vendi duhet të përmbushë.

“Kostot janë të pallogaritshme dhe kjo jo për faj të operatorëve audiovizivë privatë”,- përfundoi Sala./BIRN/

 

AMA nuk i jep lilencën kombëtare. Top Channel: Vendim politik

$
0
0

ama_1Pas një mungese prej më shumë se një viti, për shkak të mosarritjes së korumit për të zhvilluar mbledhjet, Autoriteti i Mediave Audiovizive vendosi sot (e hënë)  mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit për Top Channel, Tv Klan, Digitalb dhe Supersport.

Nëpërmjet një njoftimi zyrtar, AMA bën me dije se në mbledhjen e zhvilluar me prezenën ë krytarit të AMA-s, Gentian Salaj, zëvendëskryetarit Sami Neza dhe anëtarëve, Gledis Gjipali, Piro Misha, Suela Musta dhe Zylyftar Bregu, AMA vendosi mosdhënien e licencave kombëtare të transmetimit audiviviziv numerik sipas procedurës Beauty Contest, pasi nuk u arrit kuorumi i kërkuar ligjor për dhënien e licencave, pra pesë vota, bazuar kjo në nenin 19, pika 1 i ligjit 97/2013,  ku AMA lëshon dhe heq licencat me shumicë të cilësuar.

Në njoftimin zyrtar të AMA-s, aqarohet se zëvendëskryetari Sami Neza dhe anëtarja Suela Musta vendosën për rrëzimin e aplikimit të subjekteve Top Channel Sh.a, Tv Klan Sh.a, Digitalb Sh.a dhe Supersport Sh.a, bazuar në nenin 139, pika 8 e Ligjit 97/2013, sipas të cilit licencimi sipas procedurës Beauty Contest kryhet për një periudhë tranzicioni, e përcaktuar në nenin 136 të ligjit 97/2013. Sipas kësaj dispozite, afati përfundimtar i kalimit të plotë në transmetimet numerike është data 17.06.2015.

Për këtë arsye nënkryetari Neza dhe anëtarja Musta kërkojnë që procedura e jashtëligjshme të pezullohet dhe të lejohet garë e hapur për licensimin e operatorëve sipas nenit 70 të ligjit “Aplikimi për licencat e rrjeteve numerike” dhe nenit 71 “Shqyrtimi i aplikimeve për dhënien e licencës së rrjeteve numerike”.

Ndërkohë AMA, sipas tyre duhet të zbatojë dispozitat e ligjit nr.97/2013 për pronësinë shprehur në nenin 62, pasi operatorët “Digitalb”dhe Tv-Klan” nuk respektojne kërkesat e ligjit në lidhje me pronësinë.

Dy votat kundër në AMA, janë pikërisht të 2 anëtarëve, që prej më shumë se një viti nuk kanë qenë të pranishëm në mbledhjet e këtij autoriteti, duke djegur edhe afatet kohore të paraqitura në nenin 136 të ligjit për mediat, të cituar mësipër.

Qartësisht edhe këtë herë politika vazhdon të mbajë peng çdo sferë të jetës në Shqipëri. Ashtu si në periudhën 2005-2008, kur po me votë politike licenca kombëtare private e Top Channel u bllokua sistematikisht, edhe sot në vitin 2016, e njejta votë politike e ndarë, është duke bllokuar një realitet kombëtar dhe ndërkombëtar siç janë Top Channel dhe Digitalb.

Ndër të tjera vendimi i AMA-s vjen në të njejtën ditë, kur Partia Demokratike, nëpërmjet anëtarit të komisionit të medias Luçiano Boçi, i ka dalë në mbrojtje ish-drejtuesës së AMA-s, Endira Bushati, e cila pak ditë më parë është proceduar penalisht për shpërdorim detyre.

“Sot sërish nën urdhrat e partisë, kujtohet pas 2 vitesh për të dërguar për gjykim anëtaren e Kryesisë së PD-së, kryetaren e Departamentit për Administratën Publike, Endira Bushati. Ky procedim penal i nisur që në vitin 2014 që në fillimet e tij kishte vetëm një qëllim: mjetin e fundit për të kapur Autoritetin e Mediave Audiovizive dhe shkarkimin e paligjshëm të kryetares së atëhershme të AMA-s. Kjo, jo vetëm është qesharake nga pikëpamja juridike, por dëshmon dhe se prokuroria nuk ka kryer asnjë hetim, por vetëm është përdorur  politikisht”, deklaroi Boçi./ Top Channel


Burgosja e Spiro Kserës: “TvKlan” editorial kundër Lulzim Bashës

$
0
0

sandri luli“TV Klan” ka sulmuar ashpër kreun e PD-së, Lulzim Basha, pse nuk e ka mbrojtur Spiro Kserën, që u arrestua dy ditë më parë.

Sipas “TV Klan”, Basha duhej të kishte vepruar si Berisha, që i doli në krah Kserës. ‘Klani’ e sulmon Bashën, se ka vepruar me Kserën, njësoj siç veproi në rastin e arrestimit të Ardian Fullanit.

Ja çfarë thuhet në kronikën e “TV Klan”:

“Partia Demokratike dhe kryetari i saj Lulzim Basha, me reagimin e saj pas arrestimit te ish ministrit dhe deputetit te kesaj partie, Spiro Ksera , tregoi as me pak e as me shume por nje qendrim prej Organizate jo qeveritare. Asnje fjale per menyren e arrestimit te ish ministrit te PD-se, qe i ngjan fiks atij te ish guvernatorit Fullani, dhe asnje qendrim politik per nje akuze qe mund te kishte edhe nje mase me te lehte sigurie, se sa prangat dhe qelia e burgut.

I vetmi qe doli ne mbrojtje te Spiro Kseres, ishte ish kryeministri Sali Berisha , i cili ndryshe nga deklarata limonate e Arben Ristanit, e quajti arrestimin e ish minsitrit te tij si deshmi e dobesise ekstreme te atij qe e ka leshuar urdher- arrestin.

Dhe ne fakt, Spiro Ksera u arrestua pa u thirrur qofte edhe nje here ne organin e akuzes per te dhene deshmine dhe variantin e tij ne lidhje me akuzat e ngritura nga prokuroria. Spiro Ksera nuk eshte as person i rrezikshem dhe as zyrtar qe mund te ndikoje apo prishe provat shkresore te hetimit te ngritur, pasi nuk gezon me nje post zyrtar.

Atehere, perse dhe kujt i duhej arrestimi i tij, gati tre vjet pas atij kontrolli qe nxori me probleme disa procedura aktivitetesh ne ministrine qe ai drejtonte?

Perse Partia Demokratike shprehet se mbeshtet dhe inkurajon cdo hetim te drejtesise ne luften kunder korrupsionit, por pa u marre aspak me menyren e arrestimit te nje prej ish zyrtareve me te larte te saj?

Çfare provash mund te cenohen dhe cfare rrezikshmerie paraqet individi Spiro Ksera sot, qe te perligjte masen me te rende te sigurise, ate te mbajtjes ne qeli? Por pervec ktyre pyetjeve, me i paqarte eshte vete qendrimi zyrtar i Partise Demokratike qe do i shkonte per shtat vetem ndonje Organizate joqeveritare hollandeze.

Perse Basha e shiti kaq shpejt dhe kaq lire nje ish- minister te qeverise se partise se tij?

Nderkohe qe kjo parti nuk shprehu asnje fjale kunder procedures se ndjekur per mbajtjen ne burg te Kseres, sot kjo parti protestoi fort kunder prokurorise pse kjo ka derguar ne gjyq ish-kryetaren e Autoritetit te mediave Audiovizive.

Nje qendrim i dyfishte per anetaret e saj. Qendrim qe gjithsesi nuk eshte mbeshtetur se pari nga vete ish kreu i kesaj partie, Sali Berisha i cili nuk nguroi ta quaje arrestimin e Kseres si te paligjshem dhe si te porositur per qellime te qarta politike”,- përfundon komenti i “Tv Klan”.

Kryeregjistruesi kallëzoi krimin për të cilin u arrestua

$
0
0

ThethNjë tjetër drejtues hipotekash u arrestua ditën e sotme, duke iu shtuar listës së gjatë me punonjës hipotekash të akuzuar për shpërdorim detyre.

Nga Lindita Çela | BIRN | Tiranë

Drejtori i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Shkodër, Shkëlzen Berisha, u arrestua nga prokuroria me akuzat “Shpërdorimi i detyrës” dhe ”Kallëzimi i rremë”, pasi kishte denoncuar vetë një rast tjetërsimi prone për të cilin, prokuroria thotë se ai ka qenë në dijeni dhe përgjegjës. Pak orë pas arrestimit, Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, urdhëroi shkarkimin e tij nga detyra.

Prokuroria dyshon se  Berisha është në dijeni të tjetërsimit të një sipërfaqe të konsiderueshme toke shtetërore në  fshatin Theth, në veri të vendit.  Fillimisht Berisha e kishte denoncuar rastin në prokuori duke argumentuar se dyshonte se një sipërfaqe prej 8 mijë metrash katrore tokë shtetërore qe regjistruar përmes procedurave të reme në emrin e një qytetari. Kryeregjistruesi në kallëzimin e tij thoshte se kishte konstatuar shkelje ligjore të kryera nga topografi Spartak Haxhija dhe juristi Taulant Bejko.

Pas hetimeve prokurorët kanë ngritur dyshime se kryeregjistruesi ka qenë në dijeni të të gjitha procedurave që kryera nga vartësit e tij. Prokurorët kanë bindjen se Berisha ka kallëzuar rastin pasi kishte krijuar dyshimet se mund të mbante përgjegjësi penale për regjistrimin e paligjshëm të pronës në Theth.

“Nga hetimet rezultoi se për regjistrimin e kësaj prone në mënyrë të kundërligjshme ka qenë në dijeni edhe vetë regjistruesi i Shkodrës. Në praktikën e sekuestruar në Hipotekën e qytetit, rezulton se prona 8000 m2 i është njohur shtetasit GJ.L nga zona e Thethit. Ndërkohë, në hetim rezultoi se shtetasi GJ.L. nuk ka bërë asnjë aplikim për njohjen e asaj prone në emër të tij. Po ashtu, rezultoi që praktika duket si e aplikuar nga një tjetër shtetas me të njëjtat gjeneralitete, GJ.L., por që jeton në një fshat tjetër” – thuhet në njoftim zyrtar.

Pak ditë më parë, me urdhër të Prokurorisë Shkodër, për këtë çështje është ndaluar topografi Spartak Haxhija, për të cilën Gjykata e Apelit ka vendosur masën ”detyrim paraqitje”. Po ashtu, ndaj juristit Taulant Bejko është në fuqi masa e sigurisë ”arrest në burg”.

Fshati i Thethit është bërë gjatë viteve të fundit një qendër e turizmit malor në vend dhe rrjedhimisht, kërkesa për prona atje është rritur.

Hipotekat janë konsideruar prej kohësh institucion me prani të lartë të korrupsionit dhe qeveria ka ngritur një sistem me koncesion që ka synuar të luftojë korrupsionin. Megjithatë, rastet e dyshuara të krimit nëpër hipoteka kanë qenë të shpeshta.

Në shkurt 2015, ish-drejtuesi i hipotekës së Fierit Aleksandër Myrtaj u arrestua bashkë me një topograf, të kapur me zarfe për korrupsion.

Në nëntor 2015, u arrestuan disa persona në Kavajë me dyshimin se kanë tjetërsuar 950 mijë metra tokë në bregdet.

Po në nëntor 2015, ish kryebashkiaku i Himarës Anesti Dhimojani u arrestua i akuzuar për privatizimin e Gjirit të Llamanit.

Surpriza e Bashës ndaj Topit dhe Metës

$
0
0

s.minxhoziNga Skënder Minxhozi

Kushdo mund ta quante një rikthim tek vlerat dhe një mohim parimor të llogarive elektorale e aleancave fluide, deklaratën e sotme të kreut të grupit parlamentar Paloka. Ai ftoi sot publikisht për bashkëpunim Bamir Topin “me kusht që të jetë për rrëzimin e qeverisë”, duke i mbyllur njëkohësisht derën në fytyrë atyre që duan një aleancë “bis” me Ilir Metën. Paloka e cilësoi LSI si “pjesë e së keqes”, duke u shprehur se PD do të bëjë koalicion me cilëndo parti, por jo me të.

Siç shihet, PD ka bërë një lëvizje të fortë me dy synime të njëkohshme: t’i dërgojë një mesazh bashkëpunimi FRD, por dhe t’i dalë para zërave që qarkullojnë për një afrim të mundshëm me LSI. Janë që të dyja gjeste të forta dhe që duket se kanë qenë të mirëmenduara paraprakisht.

Pozicionimi surprizë i Bashës në lidhje me Metën, devijon komplet nga teza e vjetër se “kush ka LSI, merr shumicën” dhe duket se pasqyron më së shumti linjën politike të kryetarit aktual të partisë. E cila, në këtë aspekt ndryshon kryekëput nga ajo e Berishës. Jo vetëm në rastin e Metës, por edhe në atë të Bamir Topit, i cili është parë tradicionalisht nga ish-kryeministri si një politikan-armik, me të cilin s’mund të kishte bashkëpunim në asnjë rrethanë. Sidomos pas 21 janarit të pesë viteve më parë, kur presidenti i atëhershëm Topi u konfrontua hapur me qeverinë Berisha.

Ftesa për Topin shënon një hapje të rëndësishme të PD zyrtare, ndaj një forcë politike, më saktë ndaj një figure politike, e cila në të gjitha sondazhet e popullaritetit të dekadës së fundit, ka dalë praktikisht e para brenda spektrit të djathtë. Në kushtet kur opozita vazhdon të qëndrojë e tkurrur dy vjet e gjysëm pas zgjedhjeve të fundit parlamentare pa emra dhe pa ide, “pista ” Topi përbën një lëvizje interesante, e cila, nëse do të përkthehej në një bashkëpunim real, do t’i jepte opozitës një kartë të munguar në këtë fillim-viti, kur sheshet e protestës vijojnë të mbeten gjysëm bosh dhe kur e djathta vazhdon të mos ketë një platformë të vërtetë për largimin e së majtës nga qeverisja.

Nga ana tjetër Basha konfirmon indirekt, përmes këtij qëndrimi, se nuk e ka në axhendë një bashkëpunim afatgjatë me LSI, si ai që nisi pas zgjedhjeve të vitit 2009 mes Berishës dhe kreut të LSI dhe që garantoi katër mandatin e dytë të së djathtës në pushtet. Basha ka qenë prej kohësh në marrdhënie të ftohta, madje armiqësore, me kryetarin e Parlamentit, aq sa ai është akuzuar në më shumë se një rast se po ndjek një korsi preferenciale bashkëpunimi me Ramën. Cilado qoftë e vërteta e kësaj zhurme që qarkullon prej muajsh në korridoret e politikës shqiptare, PD sqaroi sot me gojën e numrit dy të saj, një nga dilemat e mëdha të viteve të fundit. E cila ka të bëjë me flirtin PD-LSI, që ka lëvizur shumë ujra në skenën tonë politike pas vitit 2009.

Ironia therëse e Lutfi Dervishit për mediat shqiptare: Sa mbrapa kane mbetur anglezet?!

$
0
0

dervishiNga Lutfi Dervishi

Emisonet me televizonet ne Shqiperi sonte, dita e parë e javës!

Tv1. Bisedë me Adriatik Llallën

Tv 2. Bisedë me Edi Ramën

Tv3. Bisedë me Gert Bogdanin

Tv4. Bisedë me Lefter Kokën

Tv5. Bisedë me Erion Velinë

Tv 6. bisedë me analistë

Tv7. Bisedë me analistë

Tv 8. bisedë me analistë,..

Ndërkohë në të njëjtën orë televizionet britanike

bbc 1. A do të gënjeja dot ty! – serial komik

BBC 2. Sfidat e Universitetit – kuiz për studentët

BBC 3. Mos i trego nuses – dhëndri organizon gjithccka për ditën e martsesës 60 minuta

BBC4. Mrekullitë e natyrës- ishujt dhe evolucioni tyre

channel 4. Si të paguash më pak për të kaluar pushimet

ITV. Peisazhet më mahnitëse të Britanisë!

dhe plot kanale te tjera por,…

..asnjë kanal duke folur për politikë!

Sa mbrapa kanë mbetur anglezët!

1.3 milion përdorues të Facebook në Shqipëri, rritje 16% në 2015

$
0
0

Me zhvillimin e teknologjisë dhe rritjen e aksesit në internet, kudo në botë u rrit edhe shkalla e penetrimit në rrjete sociale, dy ndër më të aksesuarit që janë Facebook dhe Instagram.

Në bazë të raportit të fundit të Internet World Stats, të dhënat e nëntorit të vitit të shkuar tregojnë se në Shqipëri numri i përdoruesve të rrjetit social Facebook ka arritur 1.3 mln, me një rritje prej 16 % rritje krahasuar me vitin 2014, numri gjatë të cilit ishte 1.1 mln.

Sipas një krahasimi rajonal, shqiptarët nuk rezultojnë përdoruesit më aktivë të Facebook.

Shqiptarët e kanë 44.9 % shkallën e penetrimit të këtij rrjeti social, duket se performancë më të ulët kanë treguar Kosova, me 31 %. Edhe përdoruesit e Bosnjë-Hercegovinës kanë një shkallë më të ulët penetrimi, prej 39.2 %.

Shtete të tjera fqinje si Maqedonia kanë shkallë të lartë penetrimi, prej 46.5 % dhe Serbia me 50.6 %.

Mali i Zi udhëheq në rajon me 51.4% shkallë penetrimi në rrjetin social Facebook./Monitor

facebook

Viewing all 1670 articles
Browse latest View live