Image may be NSFW.
Clik here to view.Nuk është hera e parë kur programi humoristik “Portokalli” provokon ndjenjat e grupeve të caktuara.
Këtë herë, një skeç nga ajo që njihet si Luzja e Portokallisë, ka provokuar ndjenjat e matjanëve, pasi i tallte si të prapambetur.
Lefter Ballabani, ish-drejtues i arsimit në këtë rreth, i përgjigjet me një status në FB.
Më poshtë statusi i plotë:
“LUZJA e Portokallisë (autori i libretit) permendi Burrelin si vend ku perdorej dhuna ne arsim dhe qe nenkuptonte nje vend te humbur etj, etj.
Lidhur me kete mund te them se ndjej keqardhje per ata qe e njohin Shqiperine deri tek sheshi Shqiponja ne Tirane dhe pjesen tjeter e mendojne ashtu si LUZJA.
Lidhur me arsimin ne MAT, te pakten deri 2 vjet me pare kur une isha drejtues mund t’JU them atyre se: Jo vetem dhuna nuk kishte vend, por ishte cilesor.
97% e mesuesve ishin me arsim perkates. Anglishtja ishte e shtrire ne te gjitha shkollat e rrethit. Maturantet matjane gjithnje kane qene ne 25 -se me te miret e republikes. Per 8 vite u ndertuan dhe rikonstruktuan rreth 25 shkolla.. etj, etj.
Gjithashtu lidhur me popullaten (matjanet) qe jetojne ne ato troje shquhen per mençurine e trasheguar ne shekuj te cilen e kane investuar ne hedhjen e themeleve te shtetit Shqiptar.
Djemte e Matit sot jane te shperndare ne gjithe boten dhe kudo ku ndodhen jane te spikatur per shkathtesine dhe qytetarine qe paraqesin.
Po keshtu mund t’JU them se edhe gjate diktatures rinia e Matit ishte mjaft e emancipuar.
Djemte dhe vajzat e Matit neper universitete nuk mund t’i dalloje dhe as nuk mund t’i dallosh edhe sot nga rinia tjeter e qyteteve te medha si TR, DR etj, qofte nga paraqitja, qofte nga e folura, qofte nga rezultatet.
Djemte e vajzat ishin “garipë” e jo merhumë ne shoqerine qe i rrethonte dhe jo me kot flitet edhe per dashuri gati te pamundura per te tjeret te djemeve e te vajzave matjane me VIP-at e kohes te TR…
Nuk po zgjatem, por kerkoj me keto rreshta te ngjall kujtesen e te gjithe atyre qe kane qene ne shoqerine e matjaneve dhe te vertetojne brenda ndergjegjes se tyre se une kam te drejte dhe nuk eshte realiteti matjan ai i LUZEVE te portokallise”.